
Shkencë të dhënash në kolegje dy-vjecare
Sot është 20 gusht, 2020. Ky është fakt i rëndësishëm sepse gjendja e shkencave të të dhënave (data science) në universitetet e Sh.B.A-së po ndryshon më shpejt se kurrë. Unë u diplomova nga Bergen Community College para një viti, dhe as nuk e kisha dëgjuar si degë. Tani, është profesioni më i kërkuar i 2019-ës sipas Forbes. Ata thonë:
Shkencëtar të dhënash është profesioni më i mirë i Amerikës për vitin e katërt radhazi (4.7 pikë si punë, 4.3 pikë për kënaqësi në vendin e punës), me 6.510 vende pune të hapura qe paguajne të paktën $108.000 në vit.
Referenca dhe Burime Informacioni
Ndërkohë që universitetet private shumë shpejt po mësojnë se sa e dobishme dhe sa fitimprurëse mund të jetë një program për shkencë të dhënash, kolegjet dy-vjecare mund ta kenë të vështirë t’i arrijnë. Aktualisht, asnjë kolegj shtetëror në Nju Xhersi ofron diplomë dy-vjecare për shkence të dhënash apo analitikë, duke i lënë në situatë të pafavorshme studentët që transferohen në ato degë. Më pas, ata studentë e kanë më të vështirë të diplomohen në kohë tek universiteti katër-vjecar në krahasim me studentët që nuk shkuan në kolegj dy-vjecar. Unë kam qënë një nga ata studentë, por gjithashtu kam folur me të tjerë kur punoja si këshilltare për studentët në shkencë të dhënash. Disa nga pyetjet e tyre më të zakonshme ishin:
- Për t’u transferuar në shkencë të dhënash, duhet të studioj matematikë, statistikë apo shkencë kompjuterike?
- A ka kurse online që mund të më ndihmojnë të përgatitem për programin katër-vjecar?
- Nëse diplomohem nga kolegji dy-vjecar në matematikë/statistikë/shkencë kompjuterike, a do jem më e papërgatitur se studentët e tjerë?
Shpresoj që kolegjet dy-vjecare do fillojnë t’u përgjigjen këtyre pyetjeve në mënyrën më të drejtpërdrejtë: duke krijuar një program për shkencë të dhënash. Për të mirën e këshilltarëve akademike apo studentëve që ishin në të njejtën situatë me mua, më poshtë do gjeni një kurrikulë që mund të përgatisë një student kolegji dy-vjecar për t’u transferuar në universitete si UC Berkeley në shkencë të dhënash. Programi i mëposhtëm përmbush të gjitha kërkesat shtetërore të Nju Xhersit dhe kombinon klasa që ekzistojnë në shumicën e kolegjeve.